Celina me supernumër tek Swansea

Futboll

Celina me supernumër tek Swansea

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 20:21
Bersant Celina

Skuadra e Swansea City ka publikuar numrat e lojtarëve për sezonin e ri në Championship që starton këtë fundjavë.

Pjesë e skuadrës së njohur nga futbolli anglez këtë sezon do të jetë edhe sulmuesi nga Kosova, Bersant Celina.

Djaloshi nga Prizreni u largua nga Manchester City, për t’u transferuar te Swansea City, me të cilën skuadër do të kërkojë rikthimin në Premierligë.

Se Celina po konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm te Swansea, e dëshmon edhe besimi i skuadrës, duke i dhënë numrin 10 në fanellë.

Celina sezonin e kaluar ishte pjesë e Ipswich Town, për të cilën skuadër realizoi shtatë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat