Kapiteni i të rinjve të Bayern Munich zgjedh Kosovën

Futboll

Kapiteni i të rinjve të Bayern Munich zgjedh Kosovën

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 21:57
Bayern Munich

Ylli i ri i gjigantit bavarez ka zgjedhur ngjyrat e Kosovës në nivel ndërkombëtar, megjithëse ka luajtur për gjeneratat më të reja tek Gjermania

Kapiteni i gjeneratës U-16 të Bayern Munich, Behar Neziri, ka zgjedhur që në nivel ndërkombëtar ta veshë fanellën e Kosovës.

Neziri tek gjiganti gjerman luan në pozitën e mesfushorit defansiv, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupmoshave më të reja të Gjermanisë.

Por në fund ai ka zgjedhur që në nivel shtetesh të vishet verdhekaletër, duke respektuar kështu prejardhjen e prindërve të tij.

“Kosova është vendi im”, deklaon Neziri teksa jep arsyet se pse vendosi për ‘Dardanët’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat