Zyrtare, sulmuesi i Juventus shkon te Fiorentina

Futboll

Zyrtare, sulmuesi i Juventus shkon te Fiorentina

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 08:43
Fiorentina

Gjithçka është zyrtare: Marko Pjaca do të jetë futbollisti i ri i Fiorentina. Talenti kroat ka zgjedhur të vishet me fanellën “vjollcë”, klubi që ka gjetur marrëveshjen me Juventus për një huazim prej 2 milionë eurosh dhe për të drejtën e blerjes përfundimtare edhe për 23 milionë euro të tjera.

Gjithsesi, Juventus ka përfshirë në marrëveshje edhe një klauzolë që e lejon riblerjen e kroatit për 27 milionë euro. Për Pjaca, që i tha “jo” Sampdoria-s dhe Genoa-s, do të ketë një kontratë pesë-vjeçare në Firence.

Pas i mori Mirallas nga Everton, famiglia Della Valle, që ka pronësinë e Fiorentinës, mori edhe shërbimet e Pjaca, duke mposhtur konkurrencën edhe ekipeve nga jashtë Italisë si Leicester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat