Tare: Valon Berisha një luftëtar i vërtetë

Futboll

Tare: Valon Berisha një luftëtar i vërtetë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 08:47
Valon Berisha

Valon Berisha është prezantuar si lojtar i Lazios.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, këtë verë la Salzburgun e Austrisë për t’iu bashkuar italianëve të Lazios.

Në prezantimin  e tij, Berisha është paraqitur së bashku me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren.

Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ka thënë fjalë të mëdha për 25-vjeçarin, që pritet të ndihmojë shumë Lazion në arritjen e synimeve në sezonin e ri.

“Nuk e kam fshehur admirimin që kam për të, ai ka diçka që përfaqëson frymën e kësaj shoqërie (Lazio), është një luftëtar i madh, një person i madh brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat