Higuain e ka një mesazh për Juventusin pas transferimit te Milani

Futboll

Higuain e ka një mesazh për Juventusin pas transferimit te Milani

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 08:57
Gonzalo Higuain

Ai falënderoi Juventusin për dy vitet fantastike.

Gonzalo Higuain është i lumtur që iu bashkua Milanit.

Ai falënderoi Juventusin për dy vitet fantastike.

“Dua të falënderoj shoqërinë e Milanit për sforcimin ekonomik për të më sjellë ketu. Më motivoi projekti, është një sfidë e madhe për mua në këtë pikë të karrierës”, deklaroi Higuain.

“Shpresoj ta shpërblej besimin. Kam ardhur të një skuadër me histori të madhe. Kur më thirrën për të ringritur Milanin, u motivova shumë dhe pranova. Shpresoj të bëj gjëra të mëdha”.

“Juve? Gjithçka ka qenë e bukur, titujt e fituar, kupat dhe tifozët e mrekullueshëm. Shoqëria vendosi që nuk do të vazhdoja aty, por unë i falënderoj sepse më sollën këtu, te Milani”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat