Sarri: kemi nevojë vetëm për një lojtar

Futboll

Sarri: kemi nevojë vetëm për një lojtar

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 11:11
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri beson se Chelsea ka nevojë vetëm për një lojtar para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve.

Chelsea deri më tani ka nënshkruar me mesfushorin Jorginho dhe portierin Rob Green.

Në përgatitjet për Community Shield kundër Manchester Unitedit, që do të zhvillohet të dielën në Wembley, Sarri ka thënë se klubi ka nevojë për një lojtar.

“Mendoj se kemi nevojë për diçka”, ka thënë italiani.

“Ndoshta për një lojtar. Kam folur me klubin për këtë por vetëm njëherë, jo më shumë. Kam folur për pozitën e lojtarit, mirëpo nuk kam përmendur emër, kështu që nuk e di”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat