Mourniho i nervozuar me Pogban, francezi nuk pranon shkurtimin e pushimit

Futboll

Mourniho i nervozuar me Pogban, francezi nuk pranon shkurtimin e pushimit

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 11:29
Paul Pogba

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, e ka refuzuar shkurtimin e pushimeve për t’u rikthyer në stërvitje me ‘Djajtë e Kuq’, shkruan Tuttosport.

Jose Mourinho ka kërkuar nga lojtarët e tij që të rikthehen në stërvitje me skuadrën para përfundimit të pushimeve të tyre, dhe disa prej tyre e kanë pranuar këtë kërkesë, duke përfshirë Romelu Lukakun.

Ndërkohë, Paul Pogba e ka refuzuar kthimin nga pushimet e tij dhe në vend të kësaj e ka organizuar një festë me shokët dhe familjarët e tij në Los Angeles. 

Kjo i ka ftohur më shumë marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit portugez, kurse Juventusi në anën tjetër është duke e shikuar situatën nga afër. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat