Valverde mirëpret transferimin e Vidal te Barcelona

Futboll

Valverde mirëpret transferimin e Vidal te Barcelona

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 12:37
Ernesto Valverde

Trajneri i kampionëve të Spanjës është i lumtur me blerjen më të re në skuadër.

Ernesto Valverde mendon se blerja e Arturo Vidal do të jetë një pasuri në mesfushën e Barcelonës.

Mesfushori kilian është zyrtarizuar si futbollist i katalanasve duke u transferuar nga Bayern Munichu.

Valverde është i bindur se kiliani do të ndihmojë Barçën për të fituar shumë trofe.

“Vidal është një lojtar që shpresojmë se do të na japë energji në mesfushë”, është shprehur Valverde.

“Shpresojmë se ai do të na ndihmojë në momente vendimtare në Ligën e Kampionëve. Ai ka statistika të pabesueshme dhe është shumë konstant, pa asnjë pikë dyshimi”.

“Kemi sjellë në skuadër një luftëtar siç është Vidal. Ai jep gjithçka në fushë, është agresiv në mbrojtje dhe në sulm, punon shumë”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat