Katastrofë/ Sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare dëmtohet rëndë

Futboll

Katastrofë/ Sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare dëmtohet rëndë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 23:54
Sadiku

Punët për Armando Sadikun tek Levante nuk po shkojnë aspak mirë. Formës jo të mirë të sezonit të kaluar, tashmë i është shtuar edhe dëmtimi, që sulmuesi i Kombëtares pësoi në miqësoren e sotme.

Në ndeshjen që Levante fitoi 1-3 ndaj ekipit holandez të Herenvenit, Sadiku u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri, por në minutën e 70-të, la fushën e lojës i dëmtuar seriozisht. Tashmë, mbetet të shihet shkalla e dëmtimit për sulmuesin.

Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe klubi i Levantes, i cili në një komunikatë zyrtare, bën me dije se Sadiku ka dëmtuar gjurin e majtë. “Dyshohet se Sadiku ka një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë. Shkalla e tij e dëmtimit do të përcaktohet më saktë pas testeve mjekësore” – shkruan klubi i shqiptarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat