Kur miqësia i bashkon sërish!

Futboll

Kur miqësia i bashkon sërish!

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:42
Osmani

Shkurt 2014, ishte koha kur Osmani dhe Shkëmbi takoheshin në fushë si kundërshtarë, qendërmrbojtësi me fanellën e Teutës ndërsa fantazisti me atë të Skënderbeut. Miqësia e tyre jashtë fushë është e njohur, dhe pikërisht ajo bëri që sot të dy të vendosin të ribashkohen, me një rikthim në Durrës për të dy. Situata ka ndryshuar pasi Bledi Shkëmbi vjen në rolin e trajnerit në Niko Dovana, një debutim për të në kampionatin shqiptar në këtë detyrë. Për Osmanin gjithçka është si më parë, me të vetmin fakt që këtë verë ka qënë një nga më të kërkuarit në merkato, falë dhe eksperiencës së akumuluar ndër vite. Skënderbeu e priste të bashkohej me grupin, Ilir Daja shpresonte ta kishte sërish nën urdhërat e tij por kësaj radhe tek Flamurtari. Ndërkohë në mënyrë surprizë Tefiku vendos rikthimin në Durrës. Ndoshta vetëm mbrojtësi e kishte vendosur me kohë një lëvizje të tillë i bindur dhe nga miku i tij më i mirë, Bledi Shkëmbi që do të duhet t’i besojë një repart të tërë 33-vjeçarit. Përtej faktit që marëdhënia në fushë ka ndryshuar, pasi njëri sot është trajner dhe tjetri lojtar, ajo që me siguri absolute nuk ka ndryshuar është marëdhënia e tyre dhe sidomos fakti që pas çdo ndeshjeje premtimi mbetet i njëjtë, dikush prej tyre duhet të paguajë darkën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat