Gomez largohet nga Gjermania

Futboll

Gomez largohet nga Gjermania

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 17:22
Gomez largohet nga Gjermania

Futbollisti Mario Gomez i është bashkuar Mesut Ozilit dhe ka lajmëruar tërheqjen e tij nga kombëtarja e Gjermanisë. Ndryshe nga bashkëkombësi i tij, sulmuesi 33-vjeçar ka thënë lamtumirë pa polemika pasi ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë së tij. Gomez ka luajtur në Kampionatin Botëror të 2010-ës, por një dëmtim nuk e ka lejuar atë të grumbullohet në Botërorin e 2014-ës, kur Gjermania fitoi titullin. “Kam takuar shumë njerëz me të cilët do të jem gjithmonë i lidhur. Tani është momenti që t’i hap rrugën të rinjve dhe t’i jap atyre mundësinë të realizojnë ëndrrën e tyre”, ka shkruar Gomez në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat