Guri shënon por humbin nga Anderlecht-i

Futboll

Guri shënon por humbin nga Anderlecht-i

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 18:56
Guri shënon por humbin nga Anderlecht-i

Futbollisti shqiptar, Sidrit Guri, gjen golin e parë në Jupiler League në Belgjikë, por që nuk vlejti aspak skuadrës së tij. Në javën e dytë të elitës së futbollit belg, Oostende ishte mysafire në fushën e Anderlecht-it, por nuk arriti të merrte pikë, madje u mposht me rezultat të thellë 5:2. Guri shënoi golin e parë të skuadrës së tij, duke ngushtuar përkohësisht rezultatin në 2:1 në minutën e 58-të, me një goditje të zgjuar me thembër shumë pranë vijës fatale, i shërbyer nga Capon. Anderlecht-i, në minutat në vazhdim realizoi edhe tri gola të tjerë, ndërsa në minutën e dytë shtesë Milloviq shënoi golin e dytë për Oostenden, që thjesht vlejti për statistikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat