Chelsea, 17 mln euro në sezon për Hazard, i ofron rinovimin

Futboll

Chelsea, 17 mln euro në sezon për Hazard, i ofron rinovimin

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 19:07
Eden Hazard

E ardhmja e Eden Hazard nuk ka qenë kurrë kaq në dyshim sa këtë vit. Futbollisti i përfaqësueses belge është vënë prej kohësh në shënjestrën e Realit të Madridit, por te Chelsea nuk duan t’ia dinë. Sipas asaj që publikohet te ‘Times’, te Blutë e Londrës të gjithë janë vënë në lëvizje në mënyrë që të evitohet largimi i Hazard nga kryeqyteti anglez.

Gjithnjë sipas ‘Times’, Chelsea është gati t’i ofrojë futbollistit rinovimin e kontratës që do të shoqërohet edhe me një pagë prej 17 milionë eurosh në sezon që do ta bënte atë si një prej futbollistëve më të paguar në premier League së bashku me Alexis Sanchez e Paul Pogba.

Eden hazard konsiderohet si një element shumë i rëndësishëm për skemat e trajnerit Sarri, gjë që italiani e ka deklaruar shpesh. Në të njëjtën kohë ai është edhe në qendër të projektit të ri të klubit londinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat