Real Madridi planifikon t’i shpenzojë 250 milionë euro për Kane

Futboll

Real Madridi planifikon t’i shpenzojë 250 milionë euro për Kane

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 19:52
Harry Kane

Real Madridi dhe presidenti i klubit Florentino Perez janë të gatshëm të ofrojnë plot 250 milionë euro për yllin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Presidenti i Madridit, Perez, ka kaluar një verë zhgënjyese pasi e ka parë Cristiano Ronaldon të bashkohet me Juventusin në një marrëveshje prej 112 milionë eurosh.

Përveç kësaj, klubi mbretëror ende nuk ka mundur të sjell ndonjë emër të madh si zëvendësim për yllin portugez.

Por, tani Reali po shqyrton një përpjekje të fundit për të rrëmbyer Kane nga klubi anglez, Tottenham.

Sipas mediave në Spanjë, Perez do të përpiqet të bindë Tottenhamin për të shitur Kane në një marrëveshje 250 milionë eurosh dhe synon të bindë sulmuesin për të lëvizur në Real Madrid.

Megjithatë, Reali përballet me një betejë të madhe, pasi edhe Spurs po përgatiten t’i ofrojnë anglezit një pagë prej 30 milionë eurosh për në sezon.

Kane nuk është emri i vetëm që po lidhet me një transferim gjatë verës te Real Madridi si zëvendësues i Ronaldos.

Edhe Edinson Cavani i PSG-së, Eden Hazard i Chelseat, Mauro Icardi i Interit dhe Robert Lewandowski i Bayern Munichut janë në listën e dëshirave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat