Largohet nga Barcelona, firmos me skuadrën nga Premierliga

Futboll

Largohet nga Barcelona, firmos me skuadrën nga Premierliga

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 00:19
Yerry Mina

Barcelona pritet që të mbetet pa futbollistin Yerry Mina, i cili sipas medieve spanjolle ka arritur marrëveshje me skuadrën e Evertonit.

Evertoni pritet që të paguajë 32 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit.

Lajmet e fundit kanë zbuluar se marrëveshja është arritur dhe se lojtari pritet të transferohet në ‘Goodison Park’.

Mina është 23-vjeçar teksa me shumë sukses luan edhe në Kombëtaren e Kolumbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat