Martinez i lumtur tek Interi: Icardi po më ndihmon shumë

Futboll

Martinez i lumtur tek Interi: Icardi po më ndihmon shumë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:20
Lautaro Martinez

Sulmuesi i ri argjentinas ka nisur të përshtatet menjëherë në skuadrën zikaltër.

Lautaro Martinez, ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira në ndeshjet miqësore të Interit.

20-vjeçari i transferua këtë verë nga Racing Club për më shumë se 20 milionë euro dhe menjëherë ka treguar vlerat e tij të larta si futbollist.

Martinez i falënderohet kapitenit të zikaltërve, Mauro Icardi, që po e ndihmon shumë për t’u përshtatur në skuadër.

“Këtu luhet një futboll më dinamik e më i shpejtë, madje dhe fushat kanë ndryshim me ato të Argjentinës. Gjithashtu shokët e skuadrës janë shumë të rëndësishëm për mua, ndihem shumë mirë në këtë ambient të ri”, u shpreh Martinez.

“Që para se të zbrisja në aeroport më merrte në telefon, sapo arrita më ofroi ndihmën e tij për çdo gjë, jam shumë me fat që kam një mik si ai”, ka theksuar argjentinasi.

Martinez ka realizuar tre gola në ndeshjet miqësore të Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat