Rexhepi është futbollisti më i ri i Llapit

Futboll

Rexhepi është futbollisti më i ri i Llapit

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 17:44
Rexhepi është futbollisti më i ri i Llapit

Alban Rexhepi është transferimi më i ri i skuadrës së Llapit. Ai nënshkruar kontratë 1 vjeçare dhe në këtë edicion do t'i mbroj ngjyrat e Llapit.

Alban Rexhepi, 22 vjeç, i lindur më 15.12.1995 në Gjilan. Sulmuesi i krahut ka luajtur për skuadrat e Gjilanit, Dritës etj teksa ka bërë karrierë edhe tek Laçi në Shqipëri.

"Arsyeja kryesore që iu bashkova Llapit është organizimi profesional i klubit, synimet e klubit si dhe stafi me trajnerin Bylbyl Sokoli. Premtoj maksimumin për klubin që të arrihen synimet tona", deklaroi Rexhepi pas prezantimit si futbollist i Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat