Rebelohet Kovacic, nuk pranon të dal në stërvitje te Reali

Futboll

Rebelohet Kovacic, nuk pranon të dal në stërvitje te Reali

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 20:49
Matteo Kovacic

Matteo Kovacic nuk po dëshiron të jetë më pjesë e Real Madridit.

Reprezentuesi kroat duket se më nuk e ka në plan të vazhdojë të jetë pjesë e madrilenëve.

Lojtari erdhi në Valdebebas këtë mëngjes dhe pasi bisedoi me klubin, ka vendosur të mos vesh këmishën e Los Blancos. Të paktën për momentin.

Futbollisti dëshiron të di të ardhmen e vetë dhe po pret që t’i garantohen më shumë minuta në fushën e blertë.

Lojtari ka kontratë të vlefshme me kampionët e Evropës dhe Botës deri në verën e vitit 2021 dhe vlera aktuale sipas transfermarkt.de është 30 milionë euro.

Sipas medieve spanjolle, 24-vjeçari mund të rikthehet në Serie A duke iu bashkuar ish-skuadrës, Inter, por shërbimet e mesfushorit po i kërkon edhe Tottenham Hotspur.

Ndryshe, Kovacic gjatë tre vjetëve në Real ka pasur 73 paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat