Jo vetëm Modric, Inter në sulm edhe për zëvendësuesin e Mbappe te Monaco

Futboll

Jo vetëm Modric, Inter në sulm edhe për zëvendësuesin e Mbappe te Monaco

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 00:36
Keita Balde

Referuar lajmit që raproton eksperti i merkatos italiane, Alfredo Pedullà, drejtuesit e Inter po tentojnë të lëvzin edhe në drejtim të një sulmuesi anësor, përveç transaksionit shumë të bujshëm, por po aq delikat, për blerjen e mesfushorit kroat të Real Madrid, Modric.

Sipas lajmit të raportuar nga eksperti Pedulla, sinjalizohen kontakte mes drejtuesve zikaltër dhe atyre të Monaco, për ish-sulmuesin e Lazio, Keita Balde. Një objektiv ky i zikaltërve që verën e vitit të kaluar. Ndërkohë që priten zhvillime dhe përditësime, i njëjti burim, bën me dije se nuk përjashtohet mundësia që ky transaksion të mund të finalziohet përmes një shkëmbimi me një futbollist zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat