Pochettino: Tottenhami do të fitojë tituj këtë sezon

Futboll

Pochettino: Tottenhami do të fitojë tituj këtë sezon

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 10:23
Mauricio Pochettino

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka insistuar që skuadra e tij është e përkushtuar të fitojë trofe këtë sezon dhe ai nuk do të jetë i kënaqur nëse vetëm arrijnë të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Klubi londinez ka përfunduar në pozitën e dytë dhe të tretë në tri sezonet paraprake të Premierligës. Mungesa e suksesit ka bërë që ekipi të mos arrijë shumë as në Ligën e Kampionëve, për shkak të mungesës së përvojës.

“Nëse disa njerëz mendojnë se trajneri i Tottenhamit nuk dëshiron të fitojë, atëherë ata janë çmendur. Unë jam këtu për të fituar. Realiteti është që ne duamë të fitojmë, por se a i kemi mjetet e duhura për të arritur këtë është temë tjetër”, ka thënë Pochettino.

“Është detyra ime që të fitojnë dhe kam përgjegjësi për ta bërë këtë gjë pas katër viteve me klubin. Ndoshta historia dhe realiteti ynë tani janë të ndryshëm, por lojtarët janë duke luftuar dhe punuar shumë për të arritur këtë gjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat