Kroos: Do ta kemi të vështirë ta zëvendësojmë Ronaldon

Futboll

Kroos: Do ta kemi të vështirë ta zëvendësojmë Ronaldon

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 10:24
Toni Kroos dhe Cristiano Ronaldo

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka deklaruar se klubi madrilen do ta ketë shumë të vështirë ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon pas largimit të tij në Juventus.

Ylli portugez i ka shënuar 450 gola në 438 ndeshje për Real Madridin. Ai u largua këtë verë nga klubi madrilen për t’iu bashkuar Juventusit për 100 milionë euro.

“Të humbësh një lojtar që shënon 50 gola në sezon, kjo është me të vërtetë e vështirë ta zëvendësosh”, ka thënë Kroos.

“Cristiano ka qenë shumë i rëndësishëm për ne ndër vite dhe ka qenë lojtari kyc në sukseset tona. Por, unë nuk kam asnjë dyshim se të tjerët do ta kenë përsëri shumë të vështirë të fitojnë kundër nesh”.

Madridi duket se do t’i japë rol më të madh tani Gareth Bale dhe Marco Asensios, si dhe lojtarit të ri Vinicius Junior.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat