Bashkimi nga Koretini, fshat nga Dardana, ka synime të mëdha për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Një dashamirë i sportit e ka ndihmuar klubin nga Koretini. “Duke parë punën dhe angazhimin në KF Bashkimi nga Koretini, Artan Zeqiri nga Kumanova ka sjellur një donacion prej 10 topave. Faleminderit Artan për këtë donacion shumë të çmueshëm. Inkurajojmë të gjithë personat e vullnetit të mirë dhe që kanë mundësitë ta ndihmojnë. KF Bashkimin në forma të ndryshme ashtu që klubi të mos ndiej mungesë për asgjë”, bëhet e ditur nga klubi.