A e mbani mend fshatin që solli rekordin e shikueshmërisë në Kosovë në kohën e okupimit?

Futboll

A e mbani mend fshatin që solli rekordin e shikueshmërisë në Kosovë në kohën e okupimit?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2018 Në ora: 13:01
Përbërjet

Viti 1996 përkatësisht me 17 nëntor, në fshatin Hogosht të Dardanës u zhvillua ndeshja mes Kitkës (tash Kika) dhe Prishtinës, e cila kishte përfunduar në mënyrë më të turpshme, pasi që ishin sulmuar gjyqtarët nga të gjitha anët nga ana e vendasve.  Jo vetëm gjyqtarët por edhe lojtarët e Prishtinës. Kjo ndeshje mbahet mend për nga numri rekord i shikueshmërisë, mbi 10 mijë veta. Prishtina stoliset  me titullin e kampionit vjeshtor me 45 pikë të mbledhura, tri më shumë se Besa e Pejës dhe Kitka ishte në pozitën e gjashtë me 26 pikë. Në foto i shihni përbërjet e asaj kohe, që u paraqitën me 18 nëntor nga  javorja sportive “Top Sporti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat