A i duhet Shkëndijës pije energjike për përballje me Red Bull Salzburg?

Futboll

A i duhet Shkëndijës pije energjike për përballje me Red Bull Salzburg?

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 7 gusht 2018 Në ora: 13:57
Pamje nga një stërvitje

Futbollistët e Shkëndijës kanë mbërritur në Salzburg për ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator në Ligën e kampionëve europian në futboll. Kuqezinjtë sot në mbrëmje në stadiumin Red Bull Arena do të zhvillojnë stërvitjen e fundit ose zyrtare para takimit të ditës së mërkurë me fillim prej orës 19:00.

Ambienti në ekip është mjaftë pozitiv dhe të gjithë kanë premtuar se do të japim maksimumin për të nxjerrë një rezulat të mirë, ndonëse do të jetë shumë e vështirë, pasi Salzburg është favorit i madh.

Austriakët kanë përvojë më të madhe në këtë garë, ndërsa rregullishtë marrin pjesë në kupar europiane.

Sezonin e kaluar Salzburg arriti deri në gjysmëfinale të Liga Europës, që për ta ishte një sukses historik, duke humbur nga Marseille në kohën shtesë.

Salzburg njihet si ekip që kultivon futboll ofensiv dhe që dominon viteve të fundit në futbollin austriak para Rapidit dhe Austria Ëien.

Janë disa lojtarë që përbëjnë boshtin e ekipit në mesfushë si kamerunasit: Amadu Haidara dhe Diadie Samaseku, pastaj sulmuesi mjaftë i rrezikshëm, izraeliti Moan Dabur.

Sipas analizave të “Transfermarkt”, Salzburg ka vlerë prej 114,10 mln euro, ndërsa Shkëndija është vlerësuar me 6,90 milion.

Në anën tjetër, për Shkëndijën suksesi më i madh në Europë ishte pjesëmarrja në play-off të LE-së para dy vitesh kundër Gent dhe me Milanin sezonin e kaluar. Me sukses eventual kundër Salzburgut, skuadra jonë do të shënonte një arritje të re historike duke luajtur në play-off të Championsit, në të kundërtën ka të sigurt dy ndeshjet e play-offit në LE kundër ciftit Cork City-Rosenborg.

Takimi Salzburg-Shkëndija do të luhet të mërkurën në mbrëmje (ora 19:00) në Red Bull Arena, ajo e kthimit në Shkup më 14 gusht.

I urojmë fat djemve tanë që të shkruajnë një faqe të re në historinë e futbollit vendor si ekipi i parë që do të luaj në play-off për hyrje në grupet e Ligës së kampionëve.
Shkëndijë, të priftë e mbara!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat