Ibraimi: Shpresojmë që të japim më të mirën!

Futboll

Ibraimi: Shpresojmë që të japim më të mirën!

Nga: Shaban Sinani Më: 7 gusht 2018 Në ora: 14:00
Ibraimi: Shpresojmë që të japim më të mirën!

Skuadra e Shkëndijës  nga mbrëmë  është akomuduar  në “Imlauer Hotel Pitter Salzburg”,  ndërsa gjatë ditës së sotme pas konferencës për shtyp, në orën  19:00  zhvillohet seanca  stërvitore në Red Bull Arena.  Sipas informatave nga  klubi i futbollit Shkëndija, atmosfera në ekip,  para ndeshjes  së nesërme  është në nivelin e duhur. Sipas  Besart Ibraimit,  i cili me 5 gola të shënuar është golashënuesi më i mirë në katër ndeshjet e para eliminatore të Champions League, për televizionin “ART Chanel” theksoi  se austriakët janë  favorite, por me angazhim maksimal mund të nxjerrim rezultat pozitiv për kuqezinjtë.

“Normalisht që Salzburgu  është favoritë, është ekip kualitative, por ne shpresojmë që të japim më të mirën  dhe tash të shohim  dhe  t’ia lëmë kohës se çfarë do të ndodhë”  deklaroi  Besart Ibraimi futbollist  i Shkëndijës. Më pas Ibraimi tha se detyra e tij dhe bashkëlojtarëve të vetë është  që të japin më të mirën e mundshme dhe se ishin të kënaqur edhe me barazim.

 “Po, çdoherë mundohem të japi më të mirën. Në këtë ndeshje qëllimi jonë është të kemi rezultat pozitiv, që në Shkup të jemi në lojë. Po normalisht nëse shënojmë do jetë një rezultat  shumë i mirë dhe mos të humbim” tha ai

Ndeshja Salzburg – Shkëndija luhet nesër në Red Bull Arena me fillim në orën 19:00. Po ashtu nesër luhen edhe ndeshjet:  PAOK –Spartak Moskë  dhe Celtik – AEK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat