Llapi la pa fjalë të gjithë, përforcohet me Januzin

Futboll

Llapi la pa fjalë të gjithë, përforcohet me Januzin

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 18:48
Llapi la pa fjalë të gjithë, përforcohet me Januzin

Skuadra e Llapit nga Podujeva, ka konfirmuar se ka firmos për një vit me sulmuesin Ahmed Januzi, që së fundi luajti për Prishtinën.  “Llapi ka bërë transferimin e radhës në këtë afat kalimtar veror. Ahmed Januzi është bashkangjitur me skuadrën në fazën përgatitore në Banjë dhe në këtë edicion do mbroj ngjyrat e Llapit. Januzi vjen si një përforcim i madh për sulmin e skuadrës, duke ditur karrierën e tij vendore dhe ndërkombëtare. Ai nga Vushtrria, si 17 vjeçar kalon së pari në Besë të Kavajës (2006/07) dhe pas një edicioni në Vorskla Poltava ku numëron 200 paraqitje zyrtare, 34 gola të shënuar dhe 18 asistime në Premierligën e Ukrainës, UEFA Europa League, Kupë të Ukrainës etj. Po ashtu Januzi ka 9 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë. 7 paraqitje për U-21 të Kombëtares së Shqipërisë dhe 1 gol të shënuar. Në dy edicionet e fundit ishte pjesë e Prishtinës ku realizoj 11 gola”, bëhet e ditur nga Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat