Man. United ofron vetëm €25 mln, Bayern kërkon dyfishin për mbrojtësin e Gjermanisë

Futboll

Man. United ofron vetëm €25 mln, Bayern kërkon dyfishin për mbrojtësin e Gjermanisë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 22:47
Jerome Boateng

Intensifikohen aludimet mbi transferimin e Jerome Boateng te Manchester United. Referuar burimeve pranë klubit gjerman të Bayern Munich, u pretendua se të dielën pat një përqasje nga ana e klubit të Premier League. Që nga atëherë nuk ka patur më asnjë përditësim. Padyshim, mediat europiane kanë shkruar shumë artikuj, por asgjë konkrete. Por vetëm tani, e famshmja gjermane “Bild” ka shkruar diçka domethënëse. Media gjermane pretendon se Manchester United ka ofruar jo më shumë se €25 milionë për qendërmbrojtësin. Një ofertë që konsiderohet problem, pasi Bayern është në pritje të një oferte jo më të vogël se €50 milionë.

Raportohet se klubi i Jose Mourinho mendoi për një lëvizje huazimi, por Bayern e refuzoi menjëherë atë propozim. Manchester United pretendon të paguajë një tarifë të ulët, për shkak se transferimi i Boateng do t’i kushtojë anglezëve një faturë të majme financiare kur të vijë momenti i pagës së lojtarit, me qendërmbrojtësin e Gjermanisë që pretendon €14 milionë në sezon, deri në 2021. Kjo mund të jetë një çështje që Bayern ta shtyjë futbollistin drejt “Old Trafford”, e mbase më pas të marrin një përgjigje për të cilën nuk ishin përgatitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat