Shaqiri vazhdon me paraqitje të mira për Liverpoolin, tjetër asistim të bukur për Sturridgen

Futboll

Shaqiri vazhdon me paraqitje të mira për Liverpoolin, tjetër asistim të bukur për Sturridgen

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 00:41
Xherdan Shaqiri

Liverpooli arriti të shënojë fitore në përballje me Torinon në ndeshjen miqësore me rezultat 3-1.

Jurgen Klopp ka startuar me skuadrën më të fortë, ku mungonte vetëm mbrojtësi Dejan Lovren.

Në anën tjetër Xherdan Shaqiri ka qëndruar në bankë, por e ka luajtur të gjithë pjesën e dytë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1.

Firmino dhe Winaldum i shënuan golat për Liverpoolin, ndërsa për italianët shënoi sulmuesi i njohur Andrea Belotti.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, ku Shaqiri ishte protagonist.

Mesfushori sulmues shqiptar mori një top afër zonës dhe mjeshtërisht pasoi për Daniel Sturridgen që shënoi nga afërsia për 3-1.

Shaqiri është përshtatur shumë mirë te Liverpooli pasi kalimit këtë verë nga Stoke City.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat