Godet Partizani, vjen ganezi Mensah për sulmin

Futboll

Godet Partizani, vjen ganezi Mensah për sulmin

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:12
Emanuel Mensah

Partizani ka bërë goditjen e radhës në merkato. Të kuqtë kryeqytetas kanë siguruar sulmuesin ganez, Emanuel Mensah. Partizani ka zyrtarizuar pasditen e të martës lojtarin, duke e prezantuar dhe para mediave.

Mensah, 24-vjeç ka nënshkruar një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon më pas.  Sulmuesi ganez rikthehet në Kategorinë Superiore pas eksperiencës së mëparshme me ekipin e Laçit në sezonin 2016 – 2017.

Së fundmi Mensah ishte pjesë e kampionatit helen me ekipin AOK Kerkyra. Pas firmës mbi kontratë, Mensah ka pozuar me fanellën e kuqe dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerin Skënder Gega, për t’u stërvitur në kuadër të sezonit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat