Bale “ylli” i ri i Realit, protagonist në fitoren ndaj Romës

Futboll

Bale “ylli” i ri i Realit, protagonist në fitoren ndaj Romës

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 12:09
Gareth Bale “galaktiku” i ri i madrilenëve, që do të udhëheqë skuadrën drejt të tjera sukseseve.

Me largimin e Cristiano Ronaldos, duket se do të jetë Gareth Bale “galaktiku” i ri i madrilenëve, që do të udhëheqë skuadrën drejt të tjera sukseseve.

Kjo është parë në miqësoret parasezonale, ku ylli uellsian po shfaqet gjithnjë e më shumë protagonist, duke vrapuar shumë, shënuar dhe asistuar për shokët e skuadrës.

Konfirmimi më i mirë erdhi mbrëmë nga New Jersey, ku Reali i Madridit u përball me Romën në ndeshjen e fundit të International Champions Cup.

Kampionët në fuqi të Europës fituan me rezultatin 2-1, në një sfidë ku protagonist absolut ishte pikërisht uellsiani Gareth Bale.

Ai dha një asist spektakolar për Asension që në fillim të lojës, ndërsa shënoi edhe vetë pas një kundërsulmi në minutën e 15′ të pjesës së parë.

Për italianët shënoi mesfushori holandez Kevin Strootman, në minutën e 83-të të takimit, duke vulosur rezultatin final 2-1.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat