Sulmuesi i skuadrës londineze po tenton ta bind bashkëkombësin e tij të transferohet në Stamford Bridge.
Nabil Fekir ishte shumë pranë kalimit te Liverpooli, por marrëveshja mes klubit dhe lojtarit nuk u realizua, pasi ai dështoi të kalonte me sukses testet mjekësore, për shkak të një lëndimi të mëhershëm që kishte pasur në gju.
Tani për lojtarin e Lyonit, ka interesim nga klube të ndryshme, ndër to edhe Chelsea.
Sulmuesi i “Bluve”, Olivier Giroud zbulon se i ka propozuar Fekirit të transferohet te Chelsea dhe këtë e ka bërë së bashku me Eden Hazard.
“Kam folur me Fekir kur ishim të grumbulluar me kombëtaren e Francës pas dështimit të transferimit të tij te Liverpoolit”, ka thënë Giroud.
“Pas kësaj, e pyeta nëse do të vinte te Chelsea. Edhe Hazard ka biseduar me të rreth kësaj çështjeje”.
“Do ta mirëprisnim po të vinte, ai është një lojtar i madh. Të shohim se çfarë do të ndodh, por duhet të kujtojmë se afati kalimtar mbyllet të enjten (nesër)”, ka përfunduar ai.