Çmenduri e Chelseat

Futboll

Çmenduri e Chelseat

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:28
Ilustrim

Chelsea bën çmenduri për një portier. Klubi londinez ka paguar klauzolën e largimit të numrit 1 të portës së Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, që kap shifrën 80 milionë euro, shumë rekord e shpenzuar për një “gardian”.

Pagesa në fjalë është bërë efektive që në orën 09:22 të paradites së sotme. Drejtuesit e Chelsea-t kanë programuar udhëtimin e “gardianit” 23-vjeçar drejt Londrës pasditen e kësaj të mërkurë, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri gjatë gjatë seancës stërvitore të së enjtes.

Kjo lëvizje pritet të pasohet nga transferimi i Tibaut Courtois te Reali i Madridit, ndërsa Iago Herrerín nuk do të largohet nga Bilbao (parashikohej t’i bashkohej Leganes).

Edhe portieri i dytë i Realit, Kika Casilla, pritet të kërkojë largimin nga “Los Blancos”, pasi e ka të qartë se me Courtois nuk mund të rivalizojë për vendin e titullarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat