Gashi e Veseli vizituan stadiumin “Fadil Vokrri”, zotohen për stadiume tjera moderne

Futboll

Gashi e Veseli vizituan stadiumin “Fadil Vokrri”, zotohen për stadiume tjera moderne

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:49
Gashi e Veseli vizituan stadiumin “Fadil Vokrri”, zotohen për stadiume tjera moderne

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin vizituan Stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, për të parë nga afër investimet që janë bërë në këtë stadium.

Ministri Gashi gjatë kësaj vizite e njoftoi kryeparlamentarin për punët që janë kryer në stadium dhe planin dinamik nëpër të cilin ka kaluar i tërë procesi investues, duke respektuar edhe kërkesat dhe kriteret e UEFA-së.

Ministri mes tjerash falënderoi tërë akterët e angazhuar që ky stadium të përfundojë sa më shpejtë dhe të jetë i gatshëm për zhvillimin lojërave dhe garave në futboll.

Ministri Gashi tha se “është kënaqësi e veçantë që të jemi sot bashkë t’i vizitojmë përfundimin e punimeve në Stadiumin “Fadil Vokrri’. Para dy ditësh edhe mbikëqyrësit e UEFA-së e kanë dhënë shenjën që më 13 gusht të luhet ndeshja. Është një arritje e Ministrisë së Sportit po ashtu e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që më në fund Kosova do të ketë një stadium të kategorisë 4 sipas kritereve të UEFA-së”.

Tutje ministri Gashi vlerësoi se është moment i veçantë sepse “Për herë të parë do të luhen lojërat në Prishtinë dhe është ky është një momentum i veçantë që më në fund kemi arritur që të kemi stadiumin e gatshëm. Është një përkushtim i madh i yni dhe e falënderoi edhe kryetarin Veseli që ka qenë jashtëzakonisht i interesuar që stadiumi të kryhet në afat rekord si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar”, ka thënë ministri Gashi.

Po ashtu Ministri Gashi u shpreh se është moment emocional dhe i dhimbshëm që legjendën e futbollit Fadil Vokrrin nuk do ta kemi me datën 13 gusht por si do që të jetë idetë dhe përkushtimi i tij sot po bëhen realitet.

Ndërsa kryetari Veseli ka theksuar se investimi në sport është investim me vend dhe që nuk shkon huq. Duke folur për stadiumin dhe punimet që janë zhvilluar në të ai u shpreh se:

“Ky është një nga modelet më të bukura. Kjo do të vazhdojë në gjithë Republikën e Kosovës. Ky do të vazhdojë edhe në Mitrovicë. Stadiumi kombëtar do të fillojë në vitin e ardhshëm, që do të jetë stadiumi më i mirë në Kosovë, por edhe në rajon”.

Kryetari Veseli tha se “do të vazhdojmë investimet në terrenet sportive anekënd Kosovës për të vazhduar në Prizren, Podujevë, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Gjakovë, në mënyrë që të kemi sa më shumë stadiume cilësore. Kosova ka pretendime shumë të qarta. Herën e ardhshme dëshiron që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror dhe në Kampionatin Evropian të futbollit. Sporti do të jete prioritet i yni” tha kryetari Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat