Zhgënjim i madh për tifozët e Interit

Futboll

Zhgënjim i madh për tifozët e Interit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 16:36
Luka Modric

Luka Modric është rikthyer në stërvitje te Real Madrid.

Finalisti i Kupës së Botës, ka përfunduar pushimet për t’u rikthyer te ‘Los Blancos’, ku i duhet të sqarojë edhe të ardhmen e tij.

Mesfushori 31 vjeçar ka një javë që ka marrë vëmendjen e medieve botërore, për një kalim te mundshëm te Interi.

Edhe pse është raportuar për një takim mes Modric dhe Perez, në Itali raportojnë se ky takim nuk ka ndodhur, shkaku i mungesës së presidentit që ndodhet në SHBA.

Ky takim pritet të ndodhë nesër, edhe pse sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Modric ka ndarë mendjen, dëshiron vetëm Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat