Faktorët që mund ta largojnë Modricin nga Spanja

Futboll

Faktorët që mund ta largojnë Modricin nga Spanja

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 23:05
Luka Modric

Luka Modric dëshiron të dëgjoj se çfarë do t’i ofrojë atij Real Madridi, por pavarësisht kontratës interesante që ia ka ofruar Interi në tavolinë, mund të jenë edhe disa faktor që do e largojnë atë nga Spanja

Real Madridi mund të kënë postuar fotografi të Luka Modric në fanellën e tyre të tretë, por rasti me Interin ende është larg për t’u përmbyllur

Modric, i cili u kthye në kampin stërvitore të mërkurën në Valdebebas, ka një ofertë jashtëzakonisht gjeneroze nga klubi italiane dhe është duke e konsideruar largimin nga Madridi. Por, para se ai të pranon ndonjë gjë, Modric dëshiron të dijë se cila është oferta e Real Madridit.

Nuk ka dyshim që ai është i qetë edhe në Madrid, tifozët e adhurojnë dhe ai nuk është një lojtar siç është Cristiano Ronaldo dhe Mateo Kovacic, i cili u largua si huazim sot në Chelsea. Por kemi një numër të faktorëve të tjerë që Modric do të këtë në mendje para se ai të largohet për në Itali.

Oferta joshëse

Interi i ofron 10 milionë euro në vit që është një rritje koxha e lartë nga 6.5 milionë euro që merr në Madrid. Modric do të pret që Real Madridi të rinegocojë termat e kontratës se tanishme dhe ti përshtatën atij – apo s’e paku ti ofrohen – rrogës që ja ka ofruar Interi.

Kina

Interi i ka ofruar Modricit një kontratë katër vjeçare, plus dy vite në klubin kinez Jiangsu, që i përket po ashtu pronarëve të Interit. Kështu marrëveshja është 60 milionë euro për gjashtë vite për Modricin. Nëse ai e pranon këtë ofertë, do të përfundonte karrierën e tij më 2024 në Kinë në moshën 28 vjeçare.

Mosha e tij

Modric do të mbush 33 vjet në shtator dhe për momentin është duke e shijuar karrierën futbollistike. Ai fitoi Topin e Artë në Botëror dhe arriti në finale me Kombëtaren e tij; do të nominohet për çmimin si lojtari më i mirë i FIFA’së dhe do të jetë favorit për Topin e Artë që e ndanë FIFA në fund të vitit. Kështu që, kroati e di që kjo mund të jetë mundësia e tij e fundit për të nënshkruar një kontratë fitimprurëse në fund të karrierës se tij.

Titujt

Modric ka fituar gjithçka me Madridin. Përderisa ai gjithmonë ka treguar ambicie, është e natyrshme se ai nuk e ka të njëjtën uri për tituj sikurse e kishte vite më parë. Pasi ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe ka luajtur rol kryesor në çdo finale, ndoshta ai po e merr në konsideratë fillimin e një sfide të re në karrierën e tij sportive.

Largimi i Ronaldos dhe Zidane

Largimi i Cristiano Ronaldos do të këtë ndikim te Modric. “Mendoj se ai do të rri në Madrid”, kishte thënë ai pak ditë para se Ronaldo të transferohet në Juventus. Ronaldo kishte dhënë shënja se ai do të largohet pas finales se Ligës së Kampionëve, por Modric shpresonte që ai të ndryshonte mendje dhe të vazhdonte në Madrid. Po ashtu, largimi i papritur i Zinedine Zidane, me të cilin ai gjithmonë ka pasur një marrëdhëniie shumë të mirë, do të ndikojnë shumë në vendimin e tij final.

Italia

Para se kishte një karrierë impresive në La Liga me Madridin, Modric kisahte një karrierë të mirë në Premier Ligë me Totteënham. Ai ndoshta është i joshur për të lënë gjurmë të tioj edhe në njërën prej top ligave të Europës në Itali, të cilën ai e sheh si një mundësi të mirë për të përfunduar karrierën e jashtëzakonshme në futbollin europian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat