Zyrtare: Ky është lojtari që do ta veshë fanellën me numër shtatë të Barcelonës

Futboll

Zyrtare: Ky është lojtari që do ta veshë fanellën me numër shtatë të Barcelonës

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 16:05
Ish lojtarët e Barcelonës

Barcelona i ka bërë zyrtare numrat në fanellat e lojtarëve për sezonin e ri 2018/2019. Philippe Coutinho do ta veshë fanellën me numrin shtatë.

Raportohej se klubi po e ruante fanellën me numrin shtatë për Antoine Griezmannin e Atletico Madridit. Megjithatë, katalonasit nuk arritën marrëveshje për transferimin e tij, kështu që tani kjo fanellë i takon Coutinhos.

“Braziliani tani ka mundësinë të vazhdojë legjendën që e përcjellë këtë numër, dhe ta bëjë numrin shtatë të ndriçojë përsëri”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Barcelona.

Sezonin e kaluar, Coutinho e mbajti numrin 14. Por tani, gjysmë viti më vonë, atij i është besuar numri shtatë për shkak se ai është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në projektin e Ernesto Valverdes.

Braziliani u transferua në janar në Barcelonë nga Liverpooli për 125 milionë euro. Ai luajti 18 ndeshje në La Liga, gjatë të cilave shënoi tetë gola, duke i ndihmuar kështu klubit katalonas të fitojnë titujt e La Liges dhe Copa del Rey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat