Kaliniç i Atleticos

Futboll

Kaliniç i Atleticos

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 18:02
Kaliniç i Atleticos

Është mbyllur zyrtarisht aventura e Nikola Kalinic te Milan, pas një sezoni zhgënjyes me 6 gola të shënuar nga kroati në 41 ndeshje.

Ai është transferuar te Aletico Madrid për 12 milionë euro, plus 2 milionë euro në formën e bonuseve, gjysma e asaj që pagoi Milan për ta marrë nga Fiorentina në verën e kaluar.

Kalinic firmosi për spanjollët deri në qershor të viti 2021 dhe do të ketë një pagesë prej 2.5 milionë euro në sezon.

30-vjeçari pritet të jetë alternativa e Antonie Griezmann dhe Diego Costa në ekipin e Diego Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat