Sulmuesi Andis Shala është në formë të mirë dhe po e ndihmon shumë ekipin e Erfurtit, që garon në ligën rajonale verilindore në Gjermani. Andisi është djali i Kujtim Shalës, ish futbollistit të mirënjohur, por që ka edhe një përkrahës të madh, vëllain e vogël Romanin.
Gazeta gjermane
Andisi në tri ndeshjet e para ka realizuar dy gola, kurse Erfurti është në vend të dytë me 7 pikë apo ka dy fitore e një barazim. Të martën që e lamë pas, Andisi shënoi gol për fitoren si mysafirë me rezultat 1:0 kundër Halberstadt-it.
Romani dhe Andisi
Gazetari gjerman Von Paula Keller ka shkruar mes të tjera se Romani i solli fat vëllait. Përveç kësaj ka shkruar se Romani është shumë i talentuar. Ndërkaq, Andisi ka thënë se Romanin e ka thesar, që babai i tyre ka qenë një futbollist i madh.