Hipoteza për largim të Alex Sandros drejt Paris Saint Germian mbetet e hapur.
Mbrojtësi brazilian i Juventusit, në sezonin e ri mund të jetë pjesë e kampionëve të Francës.
Skuadra e PSG-së tash e sa kohë po insiston për 27 vjeçarin, që cilësohet si një nga mbrojtësit e majtë më në formë sot në botë.
Një largim i mundshëm i tij, do të detyronte Juventusin të ndërhynte në tregun e transferimeve.
‘Tuttosport’ shkruan se Marcelo dhe i Real Madridit dhe Emerson Palmieri i Chelseas, shihen si alternativa nga skuadra e Juventusit.