Kritika e Klose: Është trajner i madh, por si njeri…

Futboll

Kritika e Klose: Është trajner i madh, por si njeri…

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 07:59
Miroslav Klose

Miroslav Klose do të rikthehet në fushat e blerta si trajner i të rinjve të Bayern Munich. Rekordmeni i golave në Botëror do t’i mësojë të rinjve hilet e fundit të zanatit për të qenë gati për futbollin e rëndësishëm. Puna e tij e parë si trajner do të jetë ekipin Under 17 të bavarezëve, me debutimin që do të vijë kundër Wiesbaden.

Klose ka përjetuar shumë momente emocionuese si futbollist. “Kam shumë besim për fillimin e sezonit, kam ndjesi të mira. Por nuk dua të flas për objektiva, në fillim duhet ta njoh më mirë kampionatin”. Ndërkohë, argëtohet akoma duke luajtur. “Arrija akoma ta dërgoj topin në trekëndësh, por e kam bërë për t’i treguar fëmijëve si bëhet”.

Ai ka një eksperiencë të madhe me trajnerët, por është Van Gaal ai që i ka bërë më shumë përshtypje. “Kam punuar me Schaaf te Werder dhe Rehhagel te Kaiserslautern. Van Gaal është një trajner shumë i mirë, por jo edhe aq si njeri”, ka thënë ish-sulmuesi i Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat