“N’Zonzi dëshiron të largohet”, Roma e di tashmë se cfarë duhet të bëjë

Futboll

“N’Zonzi dëshiron të largohet”, Roma e di tashmë se cfarë duhet të bëjë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 09:13
Steven N’Zonzi

Drejtori sportiv i Sevillas, Joaquin Caparros, ka konfirmuar për “Cadena Ser” se mesfushori, Steven N’Zonzi, dëshiron të largohet.

Por, ai insiston se objektivi i Romës do të largohet nga Spanja vetëm për ofertën e duhur, çka do të thotë se tashmë klubi italian e di se çfarë duhet të bëjë për ta transferuar 29 vjeçarin francez.

Klauzola e N’Zonzi është 40 milionë euro, por Sevilla mund të negociojë me Romën, megjithëse nuk do të pranojë një ofertë nën 35 milionë euro.

“Është e vërtetë se N’Zonzi dëshiron të largohet, por ai ka ende dy vite të mbetura në kontratë”, tha Caparros.

“Ai është në market, dhe nëse dëshiron të shkojë, për të duhet të arrijë një ofertë e rëndësishme. Në të kundërtën, do të qëndrojë këtë për të respektuar kontratën”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat