U raportua se refuzoi rikthimin te Reali. Përgjigjet vetë Mariano

Futboll

U raportua se refuzoi rikthimin te Reali. Përgjigjet vetë Mariano

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 12:14
Mariano Diaz

Mariano Diaz mohoi thashethemet se nuk ka pranuar të rikthehet në Real Madrid dhe të jetë zëvëndësues i Karim Benzemas.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, tani i Lyonit ishte i qartë në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ku u shpreh se është e pamundur ta refuzosh klubin Madrilen.

“Nuk mund t’i thuash jo Real Madridit”, shkroi ai.

24 vjeçari Mariano nënshkroi për Lyonin verën e kaluar në një marrëveshje të arritur për shumën e tetë milionë eurove.  Klubi Madrilen ende ka 35%-shin e të drejtave të lojtarit.

Mariano sezonon e kaluar shënoi 20 gola në të gjitha garat me ekipin francez, Lyon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat