Në Argjentinë janë të sigurtë, Icardi rikthehet në kombëtare

Futboll

Në Argjentinë janë të sigurtë, Icardi rikthehet në kombëtare

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 16:18
Icardi

Gjithçka do të nisë nga e para dhe të gjithë do të kenë një shans. Përfshirë edhe sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, që do të rikthehet të jetë pjesë e kombëtares se Argjentinës, pasi mungoi në Botërorin e fundit “Rusi 2018”. Sipas të përditshmes argjentinase TyC Sports, kapiteni i Interit do të jetë sërish pjesë e kombëtares pas një muaji, kur Argjentina të luajë në Amerikë dy ndeshje miqësore (më 7 shtator ndaj Guatemalës në Los Anxhelos dhe ndaj Kolumbisë në Nju Jork, 4 ditë më vonë).

Trajneri i përkohshëm i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka vendosur t’u japëm një shans të gjithë kandidatëve, ndërkohë që bashkë me Icardi do të jetë edhe sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala dhe ai i Milanit, Gonzalo Higuain. Në kontratën që trajneri Scaloni ka me Federatën e Argjentinës thuhet se ai duhet të grumbullojë të paktën 7 lojtarë që ishin në Botërorin e fundit, por kjo nuk përbën një problem për të, pasi janë disa futbollistë të epokës “Sampaoli” që ai pritet t’i ketë me vete në Amerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat