Edhe Milani pas Martialit

Futboll

Edhe Milani pas Martialit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 22:46
Anthony Martial

Klubi i madh italian, Milani i është bashkuar interesimit për sulmuesin anësor të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Martiali i ka shprehur pakënaqësitë me situatën e tij te Djajtë e Kuq, ku po luan pak nën urdhrat e Mourinhos.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Milani është klubi i fundit që ka treguar interesim për reprezentuesin e Francës.

Një numër i klubeve janë të interesuar në sulmuesin e talentuar, i cili duket se nuk ka rrugëdalje tjetër pos largimit nga Unitedi.

22-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me Juventusin, Borussia Dortmundin dhe Atletico Madridin.

Martial u la në stol në fitoren e mbrëmshme (e enjte) të Unitedit ndaj Leicester Cityt në javën e parë të sezonit të ri në Ligën Premier.

Për francezin ka pasur edhe skuadra angleze të interesuara, por atje është mbyllur afati kalimtar dhe Martial duhet të shikojë kampionate tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat