Valverde: Sevilla më mirë e përgatitur, por ne duam ta fitojmë medoemos Superkupën

Futboll

Valverde: Sevilla më mirë e përgatitur, por ne duam ta fitojmë medoemos Superkupën

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 12:15
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur në lidhje me sfidën e Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas.

Ai deklaroi që Sevilla është më mirë e përgatitur.

Megjithatë sipas Valverdes, djemtë e presin me padurim sfidën ndaj andaluzianëve.

“Sevilla do të jetë më e përgatitur sepse ata kanë qenë duke konkurruar për dy javë, ndërsa ne kemi ardhur nga një turne dhe disa nga djemtë janë bashkuar më vonë”, deklaroi Valverde.

“Megjithatë, ne presim me padurim që të fitojmë trofeun tonë të parë”.

“Unë jam gjithashtu optimist, sepse kam parë lojtarët, plus ata që u bashkuan më vonë”.

“Ata janë në një nivel të mirë, të fokusuar, e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe kjo tregohet në stërvitje. Do të thërras të gjithë lojtarët sepse është finale dhe kjo është ajo që zakonisht bëj”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat