Shaqiri ka disa fjalë interesante para debutimit me Liverpoolin në Premier League

Futboll

Shaqiri ka disa fjalë interesante para debutimit me Liverpoolin në Premier League

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 12:14
Xherdan Shaqiri

Sot Liverpooli do ta zhvillojë ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premier League.

”Të Kuqtë” e Jurgen Klopp do të përballen me West Hamin në ”Anfield” me fillim nga ora, 14:30.

Ndërsa, kjo ndeshje do të jetë mjaft speciale edhe për reprezentuesin zviceran me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri u largua nga Stoke City në fund të sezonit të kaluar dhe u transferua te Liverpooli për 13 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse Shaqiri do të startojë nga minuta e parë sot apo do të luajë nga pjesa e dytë.

Dhe para ndeshjes, Shaqiri ka shkruar në rrjetet sociale në lidhje me këtë ndeshje.

”Premier League rikthehet në Anfield”, shkroi Shaqa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat