Rabiot refuzon rinovimin e kontratës me PSG-në

Futboll

Rabiot refuzon rinovimin e kontratës me PSG-në

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:19
Adren Rabiot

Adren Rabiot e ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Paris Saint-Germainin, pasi dëshiron që të largohet nga Parisi, shkruan L’Equipe.

Kontrata e tij përfundon në fund të stinorit të ardhshëm, dhe nga janari francezi mund të fillojë bisedimet me klubet e ndryshme për të ardhmen e tij.

Për 23-vjeçarin janë të interesuar Barcelona, Milani dhe Juventusi, dhe duke parë situatën e tij, për të mund të futen në garë edhe skuadra të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat