Humbja e dytë për skuadrën e Paçaradës

Futboll

Humbja e dytë për skuadrën e Paçaradës

Nga: K. Goca Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:29
Leart Paraçada

Skuadrës së Sandhausen-it nuk i shkon ashtu siç pritej në dy javët e para të Bundesliga II në futboll. Sandhausen si vendas pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Hamburger SV apo ishte disfata e dytë me radhë pas asaj me 3:1 nga Greuther Furth-i. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paraçada luajti standard, por me bashkëlojtarë nuk e patën ditën kundër Hamburger SV. Narey (7' e 59') dhe Van Drongelen (30') shënuan për fitoren e Hamburgut.  Sandhausen është në vend të fundit pa pikë, kurse Hamburgu renditet i nënti me tri pikë të mbledhura pas dy jave. Megjithatë Sandhausen pret të këndellet në javët e ardhshme dhe të futen në binarë të rezultateve pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat