Skuadra e Serie A kërkon Balotellin

Futboll

Skuadra e Serie A kërkon Balotellin

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 18:58
Mario Balotelli

Pasi ka marrë Kevin Prince Boateng, Sassuolo ka nisur punën për të marrë një tjetër ish-futbollist të Milan, Mario Balotelli.

Boateng-Balotelli-Berardi do të ishte një sulm fantastik për ekipin emilian dhe dy partnerët në repartin e avantazhuar mund të bindin “SuperMario” të rikthehen në Itali.

Pasi dështuan bisedimet me Lazio, Roma dhe Fiorentina, u duk se Balotelli i dha lamtumirë rikthimit në Seria A, por orët e fundit “Gazzetta dello Sport” ka shkruar se Sassuolo ka nisur bisedimet me menaxherin e tij Mino Raiola dhe klubin francez të Nice, ku lojtari ka nisur sezonin.

Për të marrë përgjigjen përfundimtare të këtë çështje, do të mjaftojnë pesë ditë, kur të mbyllet merkato në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat