Presidenti i Barcelonës: Kemi edhe 20 ditë kohë për Pogban

Futboll

Presidenti i Barcelonës: Kemi edhe 20 ditë kohë për Pogban

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 09:56
Paul Pogba

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka refuzuar t’i komentojë spekulimet për transferimin e yllit të Manchester Unitedit, Paul Pogba. Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se ata mund të transferojnë edhe një lojtar tjetër para se të mbyllet afati kalimtar.

Raportohet se mesfushori francez dëshiron të largohet nga klubi për shkak të marrëdhënieve jo të mira me trajnerin Jose Mourinho. Pas fitores kundër Leicester Cityt, ku Pogba shënoi një gol dhe e kishte veshur shiritin e kapitenit, ai tha se nëse do të thoshte atë që dëshironte, atëherë do të gjobitej nga klubi i tij. Kjo ka bërë që e ardhmja e tij të jetë edhe më e dyshimtë.

“Nuk dua të flas për asnjë njeri, kam respekt për të gjitha klubit dhe kam mbetur edhe 20 ditë kohë deri në mbylljen e afatit kalimtar”, ka thënë Bartomeu kur u pyet për Pogban pas fitores së Barcelonës kundër Sevillës në Superkupën spanjollë.

“Do të shohim se cilët lojtarë arrijmë t’i transferojmë. Jemi të përqendruar në ligë, kështu që për këtë gjë është më së miri të pyesim Eric Abidalin, Ramon Planesin ose Pep Seguran. Kemi ende kohë për të bërë biznes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat